Këngëtari i njohur Noizy, në një tjetër reagim pas vdekjes së Florenc Beqirajt, i cili u masakrua për vdekje në një burg të sigurisë së lartë në Francë dhe mbrëmë mjekët i hoqën aparaturat, pas një kohe në koma, nuk e fsheh se ndihet i tradhtuar.

“Vllai jonë Florenci tashmë ndërroi jetë, ndihem i tradhëtuar nga shumë njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti në paqë bro” – shkruan ai ne Instagram.

Ndërkohë i ati i të riut shqiptar Florenc Beqiraj, Gëzimi ka vendosur t'i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës për djalin e tij. 

Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.

“Kam marrë avokat dhe do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”,u shpreh Beqiraj.