Bashkia e Hasit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me vdekjen e foshnjës 3 muajshe në këtë qytet.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale , bashkia informon se si institucion ka qenë i vëmendshëm ndaj nevojave të familjes në fjalë. Sipas reagimit të Bashkisë Has ajo i ka ofruar familjesë një banesë sociale, si dhe duke e mbështetur me ushqime dhe medikamente.
Gjithashtu bashkia thekson se duke njohur situatën e familjes, ku mamaja e foshnjës ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, e cila është kundërshtuar nga gjyshja.





