Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim kryesisht pasi futbollisti Rafael Dwamena ndërroi jetë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Deri më tani janë marrë në pyetje mjekët e ekipit, personali i autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.
Trupi i pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë, ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.
Për rastin në fjalë, organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet t’i bashkohet edhe raporti i ekspertizës mjeko-ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet sakte shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.