Vdekja e Matias Akunja tronditi botën e futbollit.32-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli, pasi kishte kryer vetëvrasje. Kjo rrethanë është konfirmuar orët e fundit nga policia lokale në një raport paraprak.Policia kombëtare e Ekuadorit dha detaje të rastit, i cili u njoftua me ECU911. Në vendngjarje janë kontaktuar stafi i hotelit dhe janë mësuar rrethanat e zbulimit të lojtarit.
“Ai u gjet i varur në një dollap në dhomën nr.403, duke përdorur një çarçaf”, thanë punonjësit e lokalit në polici.Gjithashtu u raportua se me konstatimin e situatës, është tentuar që futbollisti të hiqet nga çarçafi për të ofruar ndihmë dhe se ndihmësi i ambulancës ECU911 ka kryer pa sukses manovrat e ringjalljes. Ai konfirmoi se Akunja nuk tregonte më shenja vitale.