Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tenorit virtuoz Gaqo Çako. Në një status në rrjetet sociale, Rama thotë se me largimin nga jeta të Çakos, botës së artit i shuhet një jetë e përkushtuar ndaj artit.

Statusi i Ramës:

Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT