7tetor 2015– Familjarët e bashkëshortes së portierit të Partizanit, krijojnë tension në Gjykatën e Tiranës, ku po shqyrtohet akuza për mjekim të pakujdesshëm ndaj Dorjana Hakës. Në proces gjyqësor janë anestezistja Elona Burba dhe gjinekologu Petrit Rexhepi, pasi ata ndoqën procesin e lindjes së Dorjanës, e cila ndërroi jetë menjëherë pasi solli në jetë djalin.
Me hapjen e seancës gjyqësore, mjekët kërkuan kryerjen e një riekspertimit të shkakut të vdekjes së Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit Alban Hoxha. Kjo kërkesë irritoi familjarët të cilët akuzuan mjekët si vrasës dhe kërkuan që gjykata të mos e pranoi kërkesën e tyre, pasi qëllimi i vetëm është zvarritja e procesit gjyqësor. Duke parë shpërthimin emocional të familjarëve të Dorjana Hakës, gjyqtari ndërpreu seancën për të vazhduar javën e ardhshme. Ndërkohë në korridorin e gjykatës, familjarët tentuan të sulmojnë mjekët por ndërhyrja e policisë i nxori ato nga ambientet e institucionit.
/portali DurresLajm/