Pesë vjet burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për dy mjekët që kishin në ngarkim rastin e gruas së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Dorjana Haka humbi jetën gjatë lindjes dhe organi i akuzës i ka deklaruar fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, duke kërkuar që ata të dënohen për mjekim të pakujdesshëm.

Prokuroria kërkoi gjithashtu që mjekët ndër të tjera mos të ushtrojnë profesionin.

Sipas ekspertizës, mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, kanë kryer 12 shkelje të kryera para dhe pas operacionit. Gruaja gjeti vdekjen më 19 nëntor të vitit 2014.