Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur ngushëllimet për vjekjen e mësuesit Leonard Xhemollari në Pogradec, i infektuar me Covid.
Në një postim në Facebook, Shahini përsërit apelin për shtimin e kujdesit dhe zbatimit e protokolleve shëndetësore.
“Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.”, shkruan ajo.





