Policia e Bulqizës ka arrestuar brigadierin e firmës, që kryente punime në minierë, ku mbeti i vdekur minatori Basri Xhafa një ditë më parë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 40-vjeçari i arrestuar, nuk e ka kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier pasi nuk ka marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit.

NJOFTIMI I POLICISË

Bulqizë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç,   banues në Bulqizë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit,  është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç,  banues në Bulqizë ( vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.