Pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin, Kremlini i ka dërguar ultimatum Wagner. “Grupi Wagner do të pushojë së ekzistuari”, njoftoi të hënën nënkryetari i Dumës ruse, Viktor Sobolev, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putinit.
“Luftëtarët do të jenë në gjendje të ndjekin një jetë civile ose të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është një formacion i armatosur i paligjshëm. Nuk duhet të ketë njerëz të armatosur që nuk janë subjekte të shtetit. Kjo përfundimisht çoi në një kryengritje. Ne ishim në prag të luftës civile”, tha Sobolev, duke iu referuar përpjekjes për grusht shteti të 24 qershorit nën Yevgeny Prigozhin.
Megjithatë, kjo ftesë nuk iu shkon të gjithëve.
“Vetëm ato luftëtarë të Wagner që nuk morën pjesë në kryengritjen e qershorit mund të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes”, shtoi ai.