Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në fabrikën e tullave në Maminas, ku humbi jetën një punëtor me iniciale S.B., nga Vora, i moshës 40 vjeç.
Policia ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në këtë fabrikë tullash.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, ku gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.





