Një krim brutal ka tronditur botën e Hollywood, ku regjisori i njohur Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michelle, janë vrarë pasditen e së dielës, me orën lokale, në Los Angeles.

Sipas mediave amerikane, Reiner dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre.

Sipas People, autori i vrasjes dyshohet të jetë djali i çiftit, Nick, i cili ishte përdorues droge dhe jetoi i pastrehë për vite me radhë.

Nick Reiner ishte një nga djemtë e çiftit. Dyshja kishin edhe një djalë tjetër, Jake, dhe vajzën, Romy. Regjisori ndërkohë kishte adoptuar edhe aktoren Tracy, vajzën e ish-gruas së parë.