Qeveria shqiptare ka marrë vendim të ndihmojë me një shumë monetare familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën, pasi u përplas për vdekje nga autoambulanca në Kakavijë, teksa priste në radhë të kalonte kufirin me familjen.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Sipas tij, familjes së vogëlushit do i akordohet një shumë prej 500.000 lekësh të reja.

Rama në Twitter:

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera Engjëlli i vogël u dhëntë forcë