TIRANE, 10 prill 2013– Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një vizitë ngushëllimi në ambasadën britanike në Tiranë, pas vdekjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher.
Në një prononcim për mediat, kryeministri vlerësoi figurën e ish-kryeministres britanike për lirinë e tregut.
“I shpreha ngushëllimet e mija dhe të qeverisë shqiptare ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, zotit Nicholas Cannon, për humbjen e madhe, për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më të shquar politikë të Britanisë së Madhe dhe të botës perëndimore të të gjitha kohërave, Lady Thatcher.
Baronesha Thatcher është shënuar në memorien e kohës si një nga reformatoret më të mëdha, si një promovuese e jashtëzakonshme e vlerave të tregut dhe lirisë së tij, si mbrojtësja e flaktë e çështjes së drejtë të kombeve të shtypura nga diktaturat totalitare komuniste, por edhe nga diktaturat në tërësi. Margaret Thatcher ishte një mike shquar, një mike e vërtetë e shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.
Ndaj, i shpreha me këtë rast ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Baroneshës Thatcher, qeverisë së Britanisë së Madhe, qytetarëve të këtij vendi, ambasadorit Cannon dhe personelit të ambasadës në Tiranë”.
Kryeministri Berisha i është shmangur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e qeverisë për rezolutën came duke theksuar shkurt se “rezoluta çame po shqyrtohet nga komisioni, këtu jam për ngushëllim”
Ish-kryeminstrja e Britanisë, Margaret Thatcher ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 87-vjeçare ndërsa funerali i saj do të zhvillohet nesër ku ish-kryeministres do t`i bëhen nderimet ushtarake.





