Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për shtetasin E.F., i cili dyshohet të jetë personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues “skaf” shtetasen ruse, 16 vjeçe, pak ditë më parë në Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë , me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit, për E. F.
Ndërkohë pritet që gjykata ta shqyrtojë ditën e hënë kërkesën e Prokurorisë.
HETIMI I PROKURORISE/ AUTOPSIA
Ne baze te veprimeve proceduriale te deritanishme rezulton se:
Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje eshte afruar me not edhe nena e vajzes.
Pas kryerjes se autopsise, rezultoi se viktima kishte disa gervishtje te thella ne pjesen e kokes, si edhe ne pjesen anesore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone. Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.
Nga kqyrja, rezulton se ne heliken e skafit qe drejtohej pa liçense sherbimi nga shtetasi E. F., i gjeten disa fije floku, te ngjashme per nga ngjyra me ato te viktimes 16-vjeçare. Jane pyetur disa persona, perfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka levizur me skaf ne oren qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete pergjegjes per ngjarjen, duke u shprehur se, nese do te kishte goditur te ndjeren, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa per t’i ardhur ne ndihme. Ne keto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi E. F. mund te kete goditur turisten ruse.





