Pas tragjedisë së ndodhur në Letoni, ku një efektive e FA-ve shqiptare humbi jetën, Ministrja e Mbrojtjes në Letoni, Sekretari i NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, Leonid Kalnins kanë informuar publikun për atë që ka ndodhur.
Në një dalje për mediat, ata thanë së ky ishte një rast shumë i rëndë dhe po e trajtojnë këtë situatë shumë seriozisht dhe kanë nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen.
Sipas tyre ishte ende është e paqartë se si kishte ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32-vjeçares shqiptare, ndërsa njoftuan se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.
“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandanti Leonid Kalnins.
I pyetur nëse viktima dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.
Zyrtarët letonezë i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së ushtarakes që ndërroi jetë, ndërsa e konsideruan ngjarjen një incident tragjik. Komandanti i Forcave të Armatosura të Letonisë tha se kjo nuk është hera e parë që një shpërthim të regjistrohet gjatë trajnimit..





