Shefi i pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shanini deklaroi se vogëlushja nuk mund të vdiste vetëm nga problemet me virozën e stinës. Sipas tij shkaku do të zbulohet nga mjekësia ligjore e cila ka marrë analizat e autopsisë.
"Vajza është paraqitur më 14 prill në orën 23:00 të mbrëmjes, me probleme në rrugët e frymëmarrjes. I është bërë Aerosol për zhbllokimin e frymëmarjes nga sekrecionet, nuk ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë brenda parametrave. Shkaku i vdekjes mund të jetë: vdekje e papritur që ndodh tek fëmijët, apo një bllokim i aparatit respirator të frymëmarrjes, si rezultat i bllokimit nga sekrecionet. Prindërit duhet ta çonin fëmijën tek mjeku i famlijes për çdo problem që mund t’i shfaqej”,- u shpreh mjeku.
Për të kryer ekspertizën në spitalin e Durrësit ka shkuar edhe një mjek nga Tirana, ndërsa policia ka marrë të gjithë kartelën e foshnjës, për të hetuar në lidhje me këtë rast.
K.H.





