Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të zv.ministrit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.
Në postimin e tij, Basha shkruan se humbja tragjike e Arian Dacit është një humbje e madhe për gjithë Kosovën.
Postimi i Bashës:
Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit.





