Dy trinjakë vetëm 5 muajsh humbën tragjikisht jetën, ndërkohë që ndodheshin në shtëpinë e tyre në Bridgend, Uells.
Noah dhe Charlie, u gjetën nga nëna e tyre Sarah Owen pa frymë.
Fatmirësisht trinjaku tjetër, Ethan, sipas të përditshmes “The Sun” ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
Dy të vegjëlit u nisën me urgjencë drejt spitalit, por ata u deklaruan të vdekur nga mjekët.
Mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së të miturve dhe pritet që të jetë ekspertiza mjeko – ligjore ajo që do të japë shkakun.
Megjithatë, policia tha se ngjarja dyshohet të jetë një ‘aksident tragjik’.
Dyshimet janë se fëmijët mund të kenë vdekur si pasojë e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjeve (SIDS), por nuk përjashtohet edhe mundësia se ata mund të jenë helmuar nga monoksidi i karbonit, nga sistemi i ngrohjes.





