Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë në spitalin e Marsejës me datë 22 dhjetor.
Familjarë, miq, të afërm e qytetarë e kanë pritur mes lotëve e dhimbjes trupin e Florencit në aeroport për ta shoqëruar drejt Shkodrës, qytetit ku lindi e ku do të prehet.
Vdekja e Florencit ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve, duke u nisur nga rrethanat misterioze ku humbi jetën e polemikat e shumta që shkaktoi pas pretendimeve të familjarëve se ai nuk kishte tentuar vetëvrasjen, por dikush ka dashur ta mbysë brenda kampit ku qëndronte.
Trupi i të riut i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Francë. Zbardhja e ekspertizës do t’i jepte fund edhe rrethanave të dyshimta të dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.





