Vdekja e një nëne të re në sallën e operacionit ka bërë që të ndalohen disa mjekë të spitalit të Elbasanit. Mësohet se në pranga janë vënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano.

Në pyetje janë marrë edhe disa mjekë të tjerë. Mesditën e sotme në Elbasan humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Dobrova.

Ajo ndërroi jetë gjatë kohës kur sapo kishte lindur fëmijën e saj, një vajzë e cila është në gjendje të mirë.