Një ngjarje tragjike tronditi Tiranën ditën e sotme, pas lajmit se një 13 vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia brenda makinës, e cila ndodhej në garazhin e një banese në zonën e Babrrusë.

Burime bëjnë me dije se ndryshe nga sa u njoftua nga policia, 13-vjeçari ka qenë jashtë makinës në momentin që ka humbur jetën.

Të njëjtat burime theksojnë se13-vjeçari në ato momente ka qenë duke punuar në garazh me të atin, dhe mund ta ketë humbur jetën nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Lexo njoftimin e policisë: