Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë Ferdinant Torozin dhe detyrim paraqitje Petrit Topallin.

Torzi dhe Topalli janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit të frikshëm me pasojë vdekjen e 25-vjeçarit Ramazan Bata, në Durrës.

Gjykata me kryesues gjyqtarin Vladimir Skënderi është shprehur se ngjarja ku mbeti viktimë Bata, është pa autor.

Fillimisht i riu i cili ishte duke udhëtuar me një motor është përplasur nga autobusi me shofer Petrit Topalli 49 vjeç, banues në Krujë, ndërsa më pas trupi i tij është marrë zvarrë për disa metra nën furgonin Ferdinant Torozi 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima 25-vjeçar ka qenë fajtor për shkaktimin e aksidentit.