29 gusht 2015 – Tre shtetas bullgarë dhe 1 afgan janë arrestuar nga policia austriake si të dyshuar në lidhje me 71 emigrantët të cilët u gjetën të mbytur në kamionin e braktisur në autostradë.
Arrestimi i tyre u krye pasi policia mori në pyetje 20 persona si dëshmitarë të ngjarjes. Zëdhënësi i policisë austriake ka deklaruar se në kamion ndodheshin 59 burra, 8 gra dhe 4 fëmijë.
Ai ka konfirmuar më tej se emigrantët vdiqën nga mungesa e ajrit. Autoritetet austriake kanë hedhur dyshimet për një grup trafikimi qëniesh njerëzore bullgaro-hungarez.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/