Pesë persona thuhet se janë akuzuar për vdekjen e ish-yllit të One Direction, Liam Payne në Argjentinë.

Shoku biznesmen i yllit të popit, Rogelio “Roger” Nores dyshohet se është në mesin e të akuzuarve për vrasje nga pakujdesia, së bashku me stafin e hotelit, kanë pohuar mediat lokale.

Dy prej tyre janë caktuar në paraburgim, sipas faqes argjentinase të lajmeve Infobae.

Miku i Liam, Rogelio tha se ai u largua nga hoteli rreth një orë para vdekjes së yllit të popit, teksa dyshohet se atij i është ndaluar të largohet nga vendi.

Në fillim të këtij muaji ai thuhet se refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me vdekjen tragjike të Liam. Ai mohoi pretendimet se kishte braktisur Liam para se të binte nga ballkoni i tij në  hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires, Argjentinë.

Biznesmeni Nores tha në një dokumentar se Liam ishte “në gjendje shpirtërore të mirë dhe i ekuilibruar në mënyrë perfekte” ditën kur vdiq.

Braian Paiz, një kamerier që dyshohet se pranoi se i kishte çuar drogë këngëtarit, u akuzua për furnizim me narkotikë për pagesë.

Ezequiel Pereyra, një punonjës hoteli, thuhet gjithashtu se u akuzua për furnizim me drogë.

Drejtuesit e hotelit CasaSur Palermo, Gilda Martín dhe Esteban Grassi, dyshohet se janë akuzuar për vrasje.

Këta pesë persona thuhet se janë thirrur për t’u paraqitur në një gjykatë argjentinase.

Burimet thuhet se i thanë Infobae se të paktën dy nga të pandehurit – të cilët u ndaluan – janë thirrur të paraqiten brenda 24 orëve.

Liam vdiq më 16 tetor pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Ai kishte qenë në Argjentinë për të rinovuar vizën e tij amerikane pasi ishte zhvendosur në Florida me të dashurën e tij, influencuesja amerikane Kate Cassidy .

Kate ishte kthyer herët në Florida pasi ndjeu mall për shtëpinë, disa ditë para se të vdiste në Buenos Aires.

Ekzaminimet toksikologjike zbuluan në trupin e tij në momentin e vdekjes gjurmë alkooli, kokaine dhe ilaçe kundër depresionit.

Pak para vdekjes së tij, Liam u pa “duke u sjellë në mënyrë të çrregullt” dhe dëshmitarët pohuan se ai ishte shoqëruar drejt dhomës së tij.