Koreja e Veriut ka zhvilluar një miting të madh anti-SHBA në sheshin kryesor të kryeqytetit Penian, në mbështetje të liderit të tyre Kim Jong Un pas shkëmbimeve të kërcënimeve me Donald Trump.
Një turmë e madhe njerëzish u bashkuan në sheshin “Kim Il Sung”, të quajtur kështu nga emri i gjyshit të diktatorit korean dhe themeluesit të Koresë së Veriut, për të ngritur zërin e tyre kundër SHBA-së, pasi Trump kërcënoi Korenë se do mund të shfarosë të tërin si shtet.
Gjatë mitingut demonstruesit në Korenë e Veriut dëgjuan fjalime të zyrtarëve koreanë me gjuhë të ashpër ndaj SHBA-së dhe presidentit Trump.
Disa marshues mbanin në duar pankarta me slogane si “Hakmarrje” apo “Vdekje imperialistëve amerikanë”.
Turma, e përbërë nga punëtorë, zyrtarë apo studentë, dëgjohej teksa bërtisnin me të madhe “shkatërrim total” sipas agjencisë së lajmeve KCNA.