26 korrik 2015 – Një aksident tragjik ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë, ku dy të rinj humbën jetën në mënyrë të tmerrshme.
Dy djem, njëri 20 dhe tjetri 24 vjeç, u hodhën natën duke u gdhirë e diela nga një trampolinë e lartë drejt një pishine.
Por ajo që nuk dinin dhe nuk e kishin parë në errësirë ishte fakti se pishina ishte pa ujë. Fatkeqësisht ata gjetën vdekjen.
Trupat e viktimave u gjetën në mëngjes nga një kalimtar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/