Një miliarder kanadez dhe gruaja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto të Kandasë në rrethana që policia i përshkroi si “të dyshimta”.

Sipas “BBC”-së, trupat e Barry Sherman dhe gruas së tij Honey u gjetën në bodrum nga një agjent i pasurisë.

Honey and Barry Sherman at the annual United Jewish Appeal (UJA) fundraiser in Toronto, Ontario, Canada, August 24, 2010

Sherman ishte themeluesi dhe kryetari i gjigandit farmaceutik “Apotex”, i cili ka tregun e tij të medikamenteve në të gjithë botën. Ai ishte një nga burrat më të pasur të Kanadasë dhe një filantrop i shquar.

Sipas policisë, nga kontrolli në banesë, nuk kishte asnjë shenjë se kanë hyre persona me dhunë, apo të kenë shkaktuar dhunim tjetër të prones. Mediat vendase njoftuan se hetuesit nuk po kërkonin për një të dyshuar në këtë kohë.

Shumë prej personaliteteve të vendit kanë reaguar në rrjete sociale për humbjen e miqve të tyre. Ata janë të pikëlluar për këtë vdekje tragjike e misterioze njëkohësisht.

Hetuesit po vijojnë me hetimet për të zbardhur ngjarjen.