Itali, 25 maj 2014 – Urrejtja që mesa duket kishte për politikanët e ka shtyrë një të ri 24 vjeçar, nga një provincë e Lacios, të shfryjë inatin e tij ndaj kalimtarëve.
I riu ka zbritur mëngjesin e sotëm nga shtëpia e tij dhe ka nisur të godasë me shkop bejsbolli në kokë kalimtarët, ndërsa ulërinte fraza urrejtjeje kundër politikanëve.
6 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët njëri në gjendje të rëndë, dhe për këtë arsye i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Agresori rrezikoi të rrihej paq nga banorët e lagjes, që e kishin vënë përfund, në kohën kur mbërritën karabinierët.
I riu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë dhe nuk ka vuajtur në të kaluarën nga ndonjë sëmundje psikike. Pas 24 orësh pritet të dalë rezultati i analizave toksikologjike, që do të vërtetojnë nëse në momentin e sulmit ai ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





