Pavarësisht frikës së koronvirusit dhe masave të forta qeveritare, parizienët kanë zgjedhur ta shijojnë si përherë të dielën në buzë të Senës.
Edhe pse Franca shënon 127 vdekje nga Covid 19 e 5300 te prekur, autoritetet franceze ngurruan deri vonë t`i mbyllnin kafenetë e restorantet dhe njerëzve thjesht iu kërkohej të mbanin distancën mes tryezave.
“Është krijuar një atmosferë shumë stresuese. Na duhet të jemi të kujdesshëm por edhe t`I ruajmë kontaktet me njerëzit. Na nevojitet jeta sociale”, thoshte menaxherja Alexandra Baronnet.
Por në fund, edhe qeveria franceze u dorëzua e urdhëroi mbylljen e hapësirave jo të dosmosdoshme publike, një masë që zbatohej për restorantet, baret, kinematë, klubet e natës dhe disa biznese tjera, kurse francëve iu kërkua që të kufizojnë udhëtimin nga një qytet në tjetrin.





