Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trebovic, në Kosovë, ku një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e rënies nga ballkoni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për mediat vendase se fëmija ka rënë nga ballkoni i një shtëpie ku bashkë me nënën e tij kishin shkuar si mysafirë.

Fëmija ka arritur në spital pa shenja jete.

“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir.

Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes”, tha Rugova.