Një adoleshente 18 vjeçare italiane ka vdekur nga leuçemia, pasi prindërit nuk donin që ajo t’i nënshtrohej kemioterapisë.

Sipas mediave të vendit fqinjë, vajza kurohej me një metodë alternative, të këshilluar nga ish-mjeku gjerman Ryke Geerd Hamer.

Kur Eleonora u sëmur ishte akoma e mitur. Si vajza, ashtu edhe prindërit ishin të bindur për të mos përdorur kemioterapinë dhe për këtë e çuan çështjen në gjykatë.

Prindërit e nxorrën Eleonorën nga spitali në atë kohë dhe vetëm pas negociatave të shumta vendosën ta shtronin në një spital në Zvicër ku do t’i nënshtrohej një kure alternative.

Dukej se adoleshentja po e merrte veten, por më pas ajo u përkeqësua dhe në fund u nda nga jeta.