Lezhë, 1 prill 2014 – Një 19 vjecar ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, pasi u plagos me armë zjarri nga kusheriri i tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, 30 metra larg banesës së viktimës, në fshatin Mërci të Lezhës. Viktima është Kristjan Prendi, 19 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Uniformat blu arrestuan autorin pak minuta pas ngjarjes. Sipas policisë, 19-vjeçari është qëlluar nga kushëriri Mariol Qose me dy plumba në kokë nga pakujdesia, ndërsa ishte duke pastruar armën tip automatik. Më pas autori tentoi të fshehë krimin, duke zhdukur njollat e gjakut nga vendngjarja, por pas marrjes në pyetje nga policia deklaroi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





