FIER – Sherri mes dy të rinjve të një shkolle të mesme në qytetin e Fierit ka rezultuar fatal për njërin prej tyre. Erion Eftiu dhe Elidon Zotka janë konfliktuar para gjimnazit "Ajet Xhindole", për shkaqe ende të paqartë.

Gjatë konfliktit, 21-vjeçari Eftiu ka goditur me thikë 20-vjeçarin Zotka. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim”. Mësohet se Zotka ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Policia ka shpallur në kërkim Erion Eftiun, i cili do të akuzohet për vrasje.