24 shtator 2015 – Arrestohet drejtuesi teknik i pallatit që është në ndërtim e sipër në qendër të Durrësit, pas ngjarjes së djeshme kur ra nga skelat punëtori 22-vjeçar.
Elvis Kotri, 33 vjeç nga Tirana, me detyrë drejtues teknik, u arrestua nga uniformat blu pasi nuk ka marrë masat e sigurimit teknik në punë dhe për pasojë ndodhi një incident i rëndë.
Punëtori 22-vjeçar B.V. ra papritur nga kati i katërt për shkak se skela ku ai po qëndronte u këput. Për pasojë i riu ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Drejtuesi teknik 33-vjeçar akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/S.L. portali DurresLajm/