Disa policë në Maryland në SHBA akuzohen për vrasjen e një 26 vjeçari me sindromën dawn. Sipas gazetave, Robert Ethan Saylor humbi jetën teksa është arrestuar nga policia, por ende nuk janë zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së të riut.
Mësohet se Saylor kishte shkuar në një kinema për të parë filmin “Zero Dark Thirty” dhe më pas nuk pranonte të dilte duke kërkuar ta rishikonte sërish filmin pa paguar biletën.
Ndërkohë pronari i kinemasë ka njoftuar forcat e policisë, të cilët kanë prangosur të riun duke e shoqëruar për në stacionin e shtëpisë, por krejt papritur ai ka rënë përtokë duke humbur ndienjat dhe për tu mos u zgjuar më.
Tashmë drjetësia amerikane ka nisur hetimet, por nga mjekësia ligjore zbulohet se djali është mbytur, çka implikon punonjësit e policisë në këtë ngjarje.