Ka humbur jetën fatalisht një 26-vjeçar nga Vlora, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 10:30, në Spitalin Rajonal ka mbërritur i pajetë shtetasi me inicialet D.B, banues në fshatin Karbunar.

Dyshohet se i riu për shkak të lagështirës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, teksa viktima po tentonte të kryente disa riparime në banesë, ndërsa familjarët nxituan për ta shpënë në spital, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.