Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur nga një tren mallrash në Pella të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (5 shtator 2018) rreth orës 14:00. Mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte hyrë ilegalisht në Greqi me të afërm të tij.

Ndërkohë, dëshmia e një 40-vjeçari, kushëri i viktimës, i cili ishte e shoqëronte, pritet të hedhë “dritë” për rrethanat e ngjarjes në fjalë. 40-vjeçari tashmë është ndaluar nga policia për hyrje të parregullt në shtetin grek.