Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen sot rreth orës 17:30 në Kodër Kamëz si pasojë e kontataktit me korentin.
Sipas burimeve të Policisë, rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit K. T., ka gjetur vdekjen shtetasi B. Gj., rreth 35 vjeç, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Nga hetimet paraprake, shtetasi B. Gj. ishte shofer i një betoniereje dhe duke bërë manovrime me mjetin betonier për të kryer hedhjen e betonit në banesën në të cilën po punonin, nga një manovrim i gabuar dyshohet se ka rënë në kontakt me një kabull korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





