Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra me armë gjahu. 

I plagosuri Karafil Rapushaj, ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlosh dhe dyshohet se 35-vjeçari është qëlluar nga i biri i tij 8 vjeçar aksidentalisht.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarjeje fatkeqe, që u mbyll me një viktimë.

Sipas informacioneve të para, babë e bir kishin shkuar për të mbledhur bimë medicinale në pyll. Rapushaj ka lënë një moment armën në tokë, i biri e ka marrë në dorë si lojë dhe ka qëlluar të atin në kraharor.