Humb jetën një 37-vjeçar nga Durrësi, pasi ra në kontakt me tensionin e energjisë elektrike në kabullin e frigoriferit.

Ngjarja e cila është regjistruar ditën e djeshme, sipas burimeve nga policia e Durrësit nuk ka qenë aksidentale. Viktima me iniciale G.M. e ka kryer këtë veprim me vullnetin e tij, bëri të ditur policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.