Një 40-vjeçar nga Krutja e Lushnjës humbi jetën në plazhin e Divjakës, pasi u mor nga rrjedha e ujit bashkë me vajzën e tij 7 vjeçe.
Nga informacionet policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, ku shtetasi me iniciale E.B., është marrë nga rrjedhja e ujit nga pakujdesia.
Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.
“Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B., nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.





