Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte kur viktima me inicialet T.M. ka qenë në spitalin e Beratit për mjekim dhe më pas ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, familjarët e e tij pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.