DURRES, 25 shkurt 2013 – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi është regjistruar pak më parë në Kullë, afër vendit të njohur me emrin Kthesa e Ariut. Një 50 vjeçar ka humbur jetën, kur automjeti i drejtuar prej tij ka rënë në një kanal në anë të rrugës.

Policia e Durrësit njofton se në aksident ka humbur jetën shtetasi Shpëtim Kuqi nga fshati Bilalas, që drejtonte automjetin tip Fiat Uno, me ngjyrë gri, me targa DR 3555 D.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por mendohet se lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve, mund të ketë shkaktuar aksidentin tragjik. 

/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/