Një e mitur, vetëm 9-vjeçe ka humbur sot jetën në një aksident rrugor në qytetin e Terramos, Itali.

Vdekja e vogëlushes ka ndodhur gjatë përplasjes së dy automjeteve me një kamion.

9 vjeçarja ishte në makinë me nënën dhe motrën e saj.

Nga përplasja tragjike, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i mori jetën të miturës.