Itali, 9 korrik 2014 – Një makinë Ford Focus u përplas me një makinë tip Benz- Mercedes Class A afër qytezës së Romano d’Ezzelino në rajonin e Venetos. Në makinën Ford Focus ishin katër djem të rinj: dy shqiptaro-maqedonas, një shqiptar dhe një italian.
Shoferi italian i Fordit i mbijetoi aksidentit në gjendje të rëndë. Dy djemtë shqiptaro-maqedonas dhe shqiptari Jurgen Hasku ndërruan jetë nga plagët e marra në aksident.
Shoferja e automjetit tip Benz u plagos lehtë. Jurgeni ishte vetëm 17 vjeç dhe jetonte familjarisht në qytezën e Mussolentes afër Vincencës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





