FIER, 08 mars 2013 – Një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Seman të Fierit, ndërsa vogëlushi ndodhej në oborrin e shtëpisë. 

Fëmija Erald S. mësohet se është varur në portën hyrëse të shtëpisë, së cilës i janë këputur menteshat dhe e ka zënë djalin poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda veçanërisht në kokë. 

Familjarët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por fëmija ka ndërruar jetë.