Itali, 9 korrik 2014 – Muratori shqiptar Besnik Qoli, 46 vjeç, në 2 korrik pësoi një aksident të rëndë në punë në qytezën e Forlimpopolit të rajonit të Emilia Romanjës.

Ndërsa po punonte, ai hipi në strehën e një ndërtese për të rregulluar një mbulesë plastmasi. Streha u thye dhe i ndjeri u plagos rëndë nga rënia prej një lartësie prej 5 metrash.

Për 6 ditë, Besniku luftoi me vdekjen në spitalin Bufalini, por nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të marra si pasojë e aksidentit dhe për pasojë humbi jetën të martën.

Ai kishte mbushur 46 vjeç në 11 qershor të këtij viti. I ndjeri, së bashku me vëllezërit e tij, kishte në pronësi një firmë të vogël ndërtimi.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/