ANGLI, 24 mars 2013 – Pas viteve të tërë vjedhjesh të personazheve të pasur dhe të famshëm është shuar në moshën 82 vjeç “mbreti i hajdutëve”.
Peter Scott preferonte ta quante veten ‘Robin Hood’, megjithëse objektet me vlerë që vidhte ai ia dhuronte vetëm vetes.
Scott mbylli sytë në Londër, në moshë të thyer. Atij i pëlqente të mburrej se kishte vjedhur yje si Sofia Loren, Elizabeth Taylor, Vian Leigh dhe Lauren Bacall.
E paharrueshme mbetet vjedhja e gjerdanit të Sofia Loren në vitin 1960, ndërsa aktorja italiane po xhironte filmin “Milionerja”. Vlera e gjerdanit të çmuar arrinte në rreth 200 mijë stërlina.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





