Pas një aksidenti tragjik, të regjistruar pasditen e së premtes në Avezzano, Itali, qëndron një fakt edhe më i rëndë.
Një përplasje e fortë i mori jetën 29-vjeçares Martina Bucci dhe nënës së saj Natalina, 55 vjeçe.
Por dhimbja e familjes shtohet edhe më shumë, pasi vajza e re do të martohej së shpejti me të fejuarin e saj, Stefano.
Një javë më parë Martina ishte kthyer nga pushimet në Sardenja, por fati e deshi që ato të ishin pushimet e fundit dhe ajo mos të kurorëzonte dashurinë e saj në altar, me njeriun e zemrës.
"Në këtë moment kaq të dhimbshëm, miqtë qëndrojnë pranë familjeve të viktimave të aksidentit të rëndë”, shkruhet në faqen e Facebook, hapur për të kujtuar nënë e bijë.





